Polici hero në Itali që shpëtoi turisten që donte të vetëvritej: Nuk e di ku e gjeta forcën

schedule10:35 - 5 Shtator, 2022

schedule 10:35 - 5 Shtator, 2022

Alberto Crispo, agjent i Komisariatit të Policisë në Venecia, Itali, konsiderohet si hero në vendin e tij. Ai i shpëtoi jetën një të reje franceze, e cili tentoi të vetëvritet duke u hedhur nga skela e Chiesa degli Scalzi, në Venecia.

“Nuk e di ku e gjeta forcën, e kapa fluturimthi”, ka rrëfyer polici, duke kujtuar momentin. “E kapa nga kyçi i dorës që ishte ende i ngjitur në gardhin e skelës. E shtrëngova fort, ndërsa ajo vazhdoi të lëvizte dhe të tundte këmbët, ishte një përpjekje e jashtëzakonshme”, tha ai.

“Sapo pashë që varej nga maja e skelës, mendova të ngjitesha sa më shpejt. I thashë kolegut tim të njoftonte sallën, ndërsa fillova të ngjitesha në strukturë. Më duhej të arrija atje në kohë për turisten e re ishte çështje momentesh”.

“Ajo ende nuk ishte lëshuar plotësisht, shpjegoi Crispo,-arrita t’i marr kyçin e dorës. Nuk më kujtohet saktësisht moment pas momenti gjithçka që ndodhi, por duke parë sërish videon, mendoj se e tërhoqa me gjithë forcën që kisha për ta mbajtur. Adrenalina më ndihmoi”, tregon polici.

E reja e cila u shpëtua në momentin e fundit vuan nga probleme psikologjike, tashmë ndodhet e shtruar në spitalin e Venecias dhe gjendja e saj, e cila për momentin është e stabilizuar, do të vlerësohet më vonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!