Një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllit të Gjorgozit në Patos është përfshirë nga flakët.
“ABC” sjell pamjet nga beteja që po bëjnë me flakët zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga efektivët e policisë për të bllokuar vatrën.
Por si pasojë e terrenit të thyer puna vështirësohet duke i detyruar zjarrfikësit dhe efektivët që të luftojnë me flakët me mjete rrethanore, lopata. db/Abcnews.al