Policët kryejnë marrëdhënie gjatë turnit, harrojnë radion hapur: Kolegët dëgjojnë gjithçka

schedule14:36 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:36 - 23 Nëntor, 2020

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sëfundmi në repartin e Policisë Rrugore të Romës.

Dy oficerë policie, një vajzë dhe një djalë, ishin duke kryer turnin e natës përballë një kampi refugjatë në zonën e “Tor di Quinto-s” teksa gjatë shërbimit kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

Makina, një “Fiat” ishte e fikur, por oficerët kishin harruar të fiknin edhe radion, gjë e cila bëri që kolegët në repart të dëgjonin gjithçka, shkruan abcnews.al.

Njëri prej tyre njoftoi eprorët duke bërë që tashmë policia të nisë një verifikim për shkelje të etikës në punë. /abcnews.al