Një mjek turk i cili po lëvizte me një makinë me targa shqiptare, është grabitur mbrëmjen e së mërkurës në Malishevë, nga dy persona të cilët i janë paraqitur si policë.
Një njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se mjeku turk i cili drejtonte një poliklinikë në Prishtinë, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit, ndërkohë që në Malishevë dy persona të veshur me uniformë e kanë ndaluar në rrugë, dhe kanë ushtruar kontroll në mjetin e tij, duke i marrë një çantë dore ku gjendeshin 50 mijë euro, si dhe një telefon celular.
Vetë mjeku ka deklaruar në polici se dy personat edhe pse ishin të armatosur nuk e kanë nxjerrë armën nga brezi.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Grabitet një person në autostradën “Ibrahim Rugova”
Gjakovë: 28.04.2022
Me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 ne Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit.
Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.
Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi ( nen ulëse) i kanë marrë një qantë dore qe brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë Euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës.
Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë ne brez , por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi.
Pas kryerjes se grabitjes te dyshuarit me veturën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit.
Hetimet në vijimësi