Analisti Frrok Çupi po analizon hap pas hapi në ABC News protestën e opozitës në disa akse të kryeqytetit. Ai është ndalur te ndihma që policët po i japin qytetarëve, të cilët nuk ndihen mirë me shëndetin, duke e konsideruar si një gjest human që në kohën kur ishte Sali Berisha në pushtet nuk ekziston, edhe pse ky i fundit ishte vetë mjek.
“Këta nuk kanë qene kurrë human, në momentin që ndihen ngushtë Sali Berisha dhe mjekët e tjerë, janë gati ti vënë flakën vendit. Në momentin që populli i tij kishte nevojë për ndihmë, ai tha nuk jam mjek.
Më vjen mirë që kemi ardhur në pikën që punonjësit e policisë edhe pse janë të rrezikuar, përjashtojnë çdo gjë dhe ndihmojnë një njeri të dobët dhe që nuk ndihet mirë. Në periudhën e Berishës, i vrisnin dhe i fshihnin”.
Më tej, Çupi ka theksuar se me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS, fati i vendit tonë ka marrë një tjetër kthesë pozitive.
“Jemi në një situatë ku patjetër duhet të bëjmë lidhjet dhe të kuptojmë se ku jemi. Mund të na kishte fikur fati, nëse nuk do të kishim bërë këtë kthesë njerëzore, duke votuar. Është njjë gjë shumë e mirë që në krye të PS ndodhet Edi Rama, i cili ka zbukuruar mendjen dhe e ka futur Shqipërinë në një shesh me diamant, sepse unë të tillë e konsideroj Shqipërinë tashmë, krahasur me kohën e Berishës”./abcnews.al