Gjashtë efektivët të cilët pësuan lëndime në protestën e dhunshme të PD kanë lënë spitalin.
Efektivët morën mjekim te Spitali Ushtarak dhe ai i QSUT.
Policia ka arrestuar 15 persona të cilët hodhën molotovë dhe goditën efektivët gjatë protestës. 9 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
Gjithashtu, procedimi penal nisi edhe për deputetin demokrat, Klevis Balliu për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.
Nga hedhjet e molotovëve janë shkaktuar dëmtime në godinat qeveritare, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur 1 automjet policie./abcnews.al


