“Policët e dinë ku ndodhet”, fakte tronditëse nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi

schedule10:42 - 30 Janar, 2021

schedule 10:42 - 30 Janar, 2021

Një dëshmi e re për zhdukjen e 19 vjeçares shqiptarë në Greqi ka alarmuar sërish policinë greke.

Një dëshmitar i cili bisedoi me Aggeliki Nikolouli(gazetare), pretendon se e pa Artemisin pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në prani të një prokurori.

“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ditën që prokurori u largua, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën … Ajo ndodhej në Iasonos në Metaxourgeio. “Ata e kanë marrë atë.” tha ai.

Policia ka rifilluar kërkimet në zonë, por pa rezultat.

 

Çfarë ndodhi pak para se 19 vjeçarja të zhdukej?

Shoqja e ngushtë e personit të zhdukur raportoi për një incident që ndodhi në korrik dhe mund të ketë të bëjë me zhdukjen e saj.

“Një ditë në verë, prindërit e saj po e kërkonin sepse ajo ishte zhdukur me orë të tëra. Ajo më kishte thënë se do të shkonte në Varkizë për të notuar. Unë nuk e besova, megjithatë kisha shumë skenarë në mendjen time. “Kisha frikë se i kishte ndodhur diçka e keqe “, tha ajo.

Miq të tjerë të Artemisit thonë se zona e Varkizës, duhet të jetë një pikë kryesore ku policia duhet të përqendrohet pasi ajo shkonte shumë shpesh atje për tu qetësuar.

Ditën kur ajo u zhduk,  disa dëshmitarë e kishin parë duke pritur në stacionin e Atikës në Koropi. Aty kalojnë autobusët që shkojnë për në Glyfada dhe Vari.

Banorët zonës që e njihnin atë, ishin të gatshëm të ndihmonin në gjetjen e pistave të reja për zhdukjen e 16 vjeçares.  Disa prej tyre kishin kamera por askush nuk filloi hetimin për të parë momentet e regjistruara.

“Autobusi që Artemis duhej të merrte kaloi, megjithatë ajo nuk hipi në të, kështu që po priste dikë” , theksoi vëllai i saj.

Një tjetër dëshmitar e pa Artemisën ditën që u zhduk.

” Ajo ishte vetëm,  më pyeti se ku duhej të drejtohej për të shkuar në Atikë dhe unë i thashë se ku të shkonte. Ajo dukej në gjendje të mirë, ishte e buzëqeshur, nuk vura asgjë të çuditshme në sjelljen e saj.

Ndërkohë vëllai i saj, 19 vjeçar i pikëlluar për zhdukjen e së motrës tha se do të vazhdojnë kërkimet derisa të gjejnë vendndodhjen e saj.

Duke iu drejtuar asaj nëse e sheh, ai tha :”Mos e humb shpresën, unë do të të gjej”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!