Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Poliçan/ Specialistët e Xhenios nisin aksionin për zhbllokimin e aksit rrugor Uji i Zi-Tozhar

schedule14:54 - 21 Shkurt, 2026

schedule 14:54 - 21 Shkurt, 2026

Specialistët e Xhenios kanë nisur aksionin për zhbllokimin e aksit rrugor Uji i Zi – Tozhar, në territorin e Bashkisë Poliçan.

Paralelisht, vijon angazhimi i Forcave te Armatosura në terren për kërkimin e trupit të personit të humbur pranë kanioneve të Skraparit.

Në këtë operacion janë përfshirë, Regjimenti i Poshnjes, me 12 efektivë, 2 mjete dhe 2 varka dhe Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS), Tiranë, me 12 efektivë, të pajisur me dron për kërkim dhe vëzhgim ajror.



Forcat e Armatosura po veprojnë në koordinim të plotë, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, me qëllim përballimin e situatës dhe përfundimin me sukses të operacionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!