Polemikat mbi emrin e vajzës, Harry dhe Meghan do të ndërmarrin veprime ligjore kundër BBC

schedule10:28 - 10 Qershor, 2021

schedule 10:28 - 10 Qershor, 2021

Princ Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle duket se janë të mërzitur pas lajmit që BBC raportoi se ata nuk e kishin informuar mbretëreshën Elizabeth se do t’ja vendosnin emrin vajzës së tyre të porsalindur Lilibeth, pseudonim përkëdhelës për mbretëreshën.

Ky emër për Elizabeth do të thotë shumë, por një burim pranë pallatit mbretëror tha për BBC se çifti nuk kishte folur kurrë me mbretëreshën për këtë. Duka dhe Dukesha e Sussex-it njoftuan më parë se thirrja e parë telefonike që ata bënë pas ardhjes në jetë të vajzës ishte mbretëresha dhe se ajo kishte dhënë miratimin e saj.

Në fakt, ata citojnë të gjitha “provat” që Buckingham ishte në dijeni, të tilla si postet zyrtare të familjes mbretërore. Por një burim për Page Six pretendon se ish-çifti mbretëror ka udhëzuar avokatët e tyre që të ndërmarrin veprime ligjore kundër BBC.

“Duka foli me familjen e tij para njoftimit, në fakt gjyshja e ishte anëtari i parë i familjes që telefonoi. Gjatë kësaj bisede, ai ndau dëshirën e tyre për ta quajtur vajzën e tyre Lilibeth për nder të saj. Nëse ajo nuk do të kishte qenë dakord në lidhje me të, ata nuk do ta kishin përdorur emrin,” tha burimi për Page Six. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!