Episodi i golit fantazmë në “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës thekson edhe një herë mungesën e dukshme të teknologjisë së vijës së portës në Spanjë. Xavi ishte shumë i zhgënjyer pas disfatës së skuadrës së tij.
“Me ndeshjen që luajtëm, ishte normale që të fitonim. Duhet të jemi krenarë për mënyrën se si luajtëm, veçanërisht në pjesën e dytë. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe e merituam marrjen e tri pikëve. Për shkak të situatave që nuk i kontrollojmë dot ishte i njëjti film si në raundin e parë, i cili shënoi kampionatin”.
Çfarë ju rëndon më shumë, vendimet e arbitrave apo gabimet në mbrojtje?
Të gjithë e panë. Ata mund të më sanksionojnë, por imazhet janë atje. Unë mund të analizoj vetëm ndeshjen, ne ishim më mirë se Reali. Ne humbën prej detajeve, por kjo është pjesë e procesit të tranzicionit në të cilin jemi. Ne e meritonim të fitonim.
Ter Stegen tha se është turp që teknologjia e vijës së golit nuk ekziston në Spanjë…
Epo, jam plotësisht dakord. Është turp. Më pyetën për arbitrin dje dhe unë thashë se shpresoja që ai të mos ishte protagonist dhe të bënte gjërat e duhura. Epo, nuk ndodhi kështu dhe është turp. Nëse ne duam të jemi kampionati më i mirë në botë, duhet të zbatojmë teknologjinë.
Çfarë keni në mendje tani?
Duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin e dytë. Kam ndjenja të përziera: Jam krenar për ekipin, por ka pasur situata që nuk mund t’i kontrollonim. Ne ishim më të mirë se Reali, tri pikët na ikën për shkak të rrethanave të pafavorshme.
Nëse ju kërkojnë të vazhdoni, a do ta rishikoni qëndrimin tuaj?
Nuk është koha. Më duhet të mendoj për ndeshjen e radhës. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe shumë gjëra mund të ndodhin.”
A mendoni se Madridi e meriton titullin?
Unë do t’i përgëzoj ata. Humbën vetëm një ndeshje, bënë një kampionat të jashtëzakonshëm. Por ndjenja ime sot është se ndodhi një padrejtësi e madhe./ h.ll/abcnews.al