Polemika të ashpra në Angli

schedule14:56 - 24 Shtator, 2017

schedule 14:56 - 24 Shtator, 2017

Tifozët anglezë kanë krijuar polemika të forta me këngët e krijuara për futbollistët e tyre. Këngët janë për sulmuesit Lukaku dhe Alvaro Morata.

Premier Liga ka gjetur dy yje të rinj të golit.
Romelu Lukaku I Mançester Junajtid dhe Alvaro Morata I Çelsit kryesojnë renditjen e shënuesve, dhe tifozët kanë nisur t’u këndojnë këngë të krijuara enkas për ta.
Lukakut, që ka qenë edhe më parë në Angli tek Çelsi dhe Evertoni, I është kushtuar një këngë që krijoi shumë debate, pasi në vargjet e saj flitet për madhësinë e organit të tij seksual.
Vetë sulmuesi si dhe trajneri I Junajtidit, Zhoze Murinjo, kërkuan nga tifozët që të mos e bëjnë më, por një pjesë e përkrahësve nuk ua vunë veshin dhe e kënduan pas golit të fitores këtë fundjavë në fushën e Sauthemptonit.
Edhe më problematike kënga e tifozëve të Çelsit për Moratën.
Rivaliteti I ashpër I bluve me Totenhemin, pronari I të cilit është me origjinë hebraike, bëri që vargjet të ishin antisemite.
Reagimi I shoqatave të ndryshme ishte I fortë dhe klubi londinez së bashku me sulmuesin spanjoll kërkuan nga publiku I tyre që të mos këndonin më ashtu.
Për fat të mirë, reagimi I tifozëve blu ishte I ndryshëm nga ai I atyre të Mançester Junajtidit, dhe kënga u këndua, por e ndryshuar.
Morata shënoi tri herë në suksesin 4-0 në fushën e Stouk Sitit dhe tifozët I thurën himne lojtarit që “vjen nga e ngrohta Spanjë, dhe që është më I mirë se Harri Kejn”.
Harri Kejn është sulmuesi kryesor I rivalit të Çelsit, Totenhemit.