Humbja e katërt rresht për Elbasanin. Verdheblutë u mposhtën në shtëpi nga Pogradeci me rezultatin 2-3. Artion Alillari ishte heroi i miqve me tregolëshin e shënuar. 24-vjeçari tundi tre herë rrjetën e Elbasanit brenda 35 minutave.
Pjesa e parë u mbyll 0-3 dhe Pogradeci e uli ritmin në 45 minutat e dyta. Klodian Nuri shkurtoi diferencën në minutën e 76-të dhe vendasit morën zemër. Elbasani fitoi një penallti shtatë minuta më vonë. Balla nuk gaboi dhe ndeshja u hap.
Gjithsesi, liqenorët arritën të ruajnë avantazhin dhe të fitojnë gjithë takimin. Triumfi në transfertë e ngjit Pogradecin në vend të shtatë me po aq pikë në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndërsa Elbasani mbetet i parafundit me vetëm 3 pikë. /abcnews.al
Elbasani – Pogradeci 2-3
(Nuri 76′, Balla (pen) 83′ / Alillari (pen) 9′, 27′, 44′)