Harta e re gjyqësore lë Pogradecin pa gjykatë, ndaj qytetarët dhe avokatët kanë dalë në protestë për të kundërshtuar vendimin e KLGJ-së. Qytetarët që ka çështje gjyqësore në proces thonë se për shkak të kostove nuk mund të ndjekin do seancat në Korçë apo tek Apeli në Tiranë.
“Mos largohet gjykata në Korçë se nuk i ndjek dot në Korcë s’kam lekë. do ngelet pezull. S’kam lekë. Na duhet gjykata në Pogradec.”
“Kam cështje prone po iku që këtu nuk do e ndjek dot, e këtu e se ndjek dot se vij nga fshati. S’kam njeri në punë.”
“Kam një cështje për divorc ta lënë këtu. Kam dy vjet që s’është dhënë vendimi.”
“Kam një çështje për një punë të kryer dhe paga të pa marra. Këtu e kam fituar në gjykatë, por është për në Apel tani se ndjek dot në Tiranë.”
“Shpenzimet do na 3 apo 4-fishohen.”
Një qytetare thotë se prej protestës së avokatëve gjyqi i saj është shtyrë.
“Kisha gjyqin seancën e trete në 23 qershor po u shty.”
Ndërsa avokatët thonë se do të bojkotojnë dhe masat e sigurisë. Kërcënojnë se do të dorëzojnë licencat se nuk ndjekin dot .
“Ky është vetëm fillimi do vazhdojmë protestat mendojmë një bojkot pa afat. do vazhdojmë me pezullimin e masave të sigurisë deri në dorëzim të licencave.”
Çdo ditë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Pogradecit zhvillohen rreth 30 seanca. Prej 3 javësh gjyqet janë shtyrë pasi avokatët nuk kanë marrë pjesë për shkak se nuk janë dakord me mbylljen e Gjykatës të Pogradecit dhe të Apelit të Korçës. /abcnews.al/


