Pogradeci ia del në fund, një penallti thyen Apoloninë

schedule14:53 - 26 Tetor, 2019

schedule 14:53 - 26 Tetor, 2019

Pogradeci dhe Apolonia u përballën mes tyre në sfidën hapëse të javës së pestë të Kategorisë së Parë. Liqenorët triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe morën pikët e plota. Skuadra e drejtuar nga Ardjan Abazaj, pas kësaj fitoreje ka shkuar në kuotën e 10 pikëve, po aq sa fierakët e Artan Mërgjyshit.

Pogradeci arriti ta zhbllokonte ndeshjen shpejt me anë të mesfushorit me tipare sulmuese, Jurgersi Liçkollari. Ai përparoi drejt zonës dhe me një goditje të fortë e mposhti portierin Harizaj, i cili e pa topin të përplasej në shtyllë dhe më pas të përfundonte në rrjetë.

Apolonia u mundua të shënonte golin e barazimit, kurse liqenorët përpiqeshin të realizonin golin e qetësisë. Në 45minutat e para nuk u shënua më. Në të dytën trajneri Mërgjyshi bëri disa ndryshime dhe goli i barazimit erdhi në të 78′, kur sulmuesi Redon Mihana mposhti portierin Dramolli. Gjithsesi në fund Pogradeci rigjeti sërish epërsinë, me Jahajn që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe i dha fitores skuadrës vendase.

KATEGORIA E PARË – JAVA 6
E shtunë, më 26 tetor, ora 14:00
Pogradeci-Apolonia 2-1
Shënues:
Liçkollari 18′, Jahaj 89′ (pen.)/ Mihana 78′

Pogradeci: Dramolli, Pere, Pura, Berberi, Hidri, Kasa, Jahaj, Topllari, Alillari (Alillari 80′), Liçkollari (Maxhari 90′), Shkulaku (Osmanllari 80′). Trajner: Ardjan Abazaj

Apolonia: Harizaj, Duda, Sota, Andoni, Omeri (Prifti 74′), Hysenshahaj (Mehmeti 60′), Smaçi, Zoga, Mihana, Gjata (Kumani 67′), Branica. Trajner: Artan Mërgjyshi

Kartonë të verdhë: Topllari 45′, Pura 57′ / Zoga 87′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!