Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogradeci e nis furishëm, thyen Lushnjën dhe merr vendin e dytë

schedule14:57 - 16 Shkurt, 2020

schedule 14:57 - 16 Shkurt, 2020

Pogradeci është rikthyer në vendin e dytë, pasi i ka dhënë një goditje Lushnjës rivale direkte. Liqenorët fituan sot me rezultatin e ngushtë 2-1, në një ndeshje që i pati të gjitha. Takimi nisi me gy gola të shpejtë.

Liçkollari e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e gjashtë, ndërkohë që pas çerek ore lojë u shkaktua penallti dhe Jahaj si zakonisht e dërgoi topin në rrjetë. U duk sikur ndeshja mbaroi që aty, por jo. Lushnja arriti të realizonte në të 31′.

Gjyla ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë për verdhejeshilët, që u përpoqën më pas edhe të barazonin. Në pjesën e dytë u dha edhe një penallti tjetër për Pogradecin, por Alillari nuk e ktheu në gol. Pesë minuta nga fundi, Hidri dhe Alushi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Në fund pikët e plota i mori Pogradeci, pasi rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!