Pogradeci, dështimi i prokurorisë/ Fajëson policinë për mungesë aktesh, por vetë ndryshon akuzën dhe referimin e policisë

schedule11:39 - 15 Gusht, 2024

schedule 11:39 - 15 Gusht, 2024

Denis Mece ka tentuar që t’I shpetojë qelisë së burgut, duke ofruar një garanci pasurore prej 1 milion lekësh. Pavarësisht kësaj Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e tij për të dalë në “arrest shtëpie”. Kjo mesohet nga vendimi gjykates se korces per caktimin e mases se sigurise

Në po të njëjtin vendim të gjykatës, rezulton se Prokuroria zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’ me argumentin se materialet që kishte sjellë policia e kualifikonin veprën penale në këtë akuzë dhe jo në vrasje me dashje, pa pritur aktin e ekspertizës mjeko-ligjore.
por policia ne pergjigje te ketyre deklartave thote se  ka dërguar në Prokurori të gjitha materialet hetimore me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia. Policia thote po ashtu se polici qe eshte vene nen hetim nga prokuroia e korces ka kryer me korktese detyren funskionale.

Në vendimin e Gjykatës së Korçës, zbardhen të plota edhe dinamika e ngjarjes e rrëfyer nga të paktën 7 persona dëshmitarë dhe të dyshuar, provat paraprake, filmimet, dhe përgjimet ambientale.

Denis Mece ka treguar se sherri ka ndodhur rreth orës 18:00, të datës 10 gusht, ku në lokalin ku ai po pinte alkool, ka ardhur Egli Proga. Sipas asaj cka rezulton në dosjen hetimore, ata kanë debatuar për një cigare, Meçe ka dale jashtë lokalit, ndërsa thotë se viktima e ka ofenduar.

“kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur. Kam fjetur gjumë në makinë. Viktimën nuk e kam njohur dhe nuk kam pasur konflikte. kam dashur vetëm t’i tërheq vëmendjen, por ai ishte në gjendje aq të dehur sa me zor e mbanin këmbët”.

Më 12 gusht Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Denis Meçen për akuzën e vrasjes nga pakujdesia’ dhe ‘detyrim me paraqitje’ për tre të arrestuarit e tjerë të akuzuar për ‘moskallëzim krimi’  Voltan Shkulaku, Arian Manellari e Leonidha Guçe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!