Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogradec/ Përfshihet nga flakët stalla e bagëtive, dëme të konsiderueshme materiale

schedule11:39 - 9 Tetor, 2025

schedule 11:39 - 9 Tetor, 2025

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administrative Buçimas, në Pogradec.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë edhe në gjënë e gjallë që ndodhej brenda stallës.

Stalla, e cila ndodhej në një zonë të largët nga banesat e fshatit, është konstatuar e shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga vetë pronari, i cili kishte shkuar për të kryer shërbimet e përditshme.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!