Një person i shpallur në kerkim, Spartak Çela, ka kërcënuar me armë një grup të Task Forcës, të Ministrisë së çështjeve sociale, pasi dyshonte se ata ishin agjentë të policisë sekrete.
Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzahishtë të Pogradecit.
Punonjësit e Task Forcës nga Ministria e çështjeve sociale kishte qenë në këtë zonë për të bërë verifikimin në vend të familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
Spartak Çela është i shpallur në kërkim prej 2 vitesh, pasi ka kryer një plagosje me armë zjarri në një lokal në zonën e tij.
Policia është në kërkim të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar në drejtim te pyllit./abcnews.al

