Paul Pogba ka qenë në hije gjatë kësaj kohe, por duket se për të do ketë lëvizje të mëdha nga klubet. Kontrata e francezit me Manchester United përfundon në verën e vitit 2022. Nëse nuk rinovon, klubi e nxjerr në merkato, por duket se është vetë klubi, që po vonohet për të ardhmen e kampionit të Botës.
Këtë e tregon vetë Pogba në një intervistë për RMC Sport, ku tregon se klubi nuk i ka bërë ofertë për të rinovuar dhe në lidhje me kontakte me PSG ai shprehet se gjithçka e bën agjenti Mino Raiola dhe se nuk e ka numrin e presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi.
“Ka mbetur edhe një vit nga përfundimi i kontratës sime me Manchester United, të gjithë e dinë mirë këtë. Nuk ka pasur asnjë propozim konkret për zgjatjen e saj. Jam akoma lojtar i Manchester United. Kontakte me PSG? Kam një agjent, që merret me të gjitha këto. Nuk e kam numrin e Al-Khelaifit”, u shpreh Mbappe. /abcnews.al