Pogba ose një talent holandez, Raiola ka në dorë mesfushën e Juventusit

schedule10:40 - 13 Prill, 2021

schedule 10:40 - 13 Prill, 2021

Juventusi po mendon për përforcimet dhe në repartin e mesfushës kërkohet një lojtar që të bëjë diferencën. Paul Pogba mbetet ende në skenë, por për të arritur tek ai nuk është e lehtë.

Bardhezinjtë tashmë po mendojnë edhe për një lojtar tjetër, madje që konsiderohet si Pogba i ri. Bëhet fjalë për mesfushorin Ryan Gravenberch, i cili është pjesë e skuadrës së Ajax.

Gravenberch ka luajtur 50 ndeshje me skuadrën aktuale dhe dy ndeshje me kombëtaren e Holandës. Kontrata e tij me Ajax përfundon në vitin 2023. Raiola ka në menaxhim edhe De Ligt, i cili kaloi te Juve para dy sezonesh.

Fabio Paraticci për Gravenberch ka pasur edhe një takim me menaxherin e njohur. Ajax për kartonin e mesfushorit të ri kërkon rreth 40 milion euro, që Juventusi mund t’i arkëtojë përmes disa shitjeve këtë verë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!