Paul Pogba dhe Manchester United pritet që në verë të mos jenë më bashkë. Mesfushori ka dy opsione në tavolinë: Real Madrid dhe Juventus.
Kriza financiare e Real Madrid favorizon më shumë “Zonjën”, e cila me pak shtrëngime në financa mund ta përballojë Pogba, i cili nuk e ul pagën e tij poshtë 15 milionë eurove.
Pogba i duhet të zgjedhë dhe indicjet e fundit janë se ai e ka bërë. Rrjetet sociale në shoqërinë e sotme janë shumë të rëndësishme dhe gjesti i fundit i Pogba tregon shumë.
Francezi ka nisur të ndjekë edhe një herë Juventusin në Instagram, duke lënë të kuptohet se rikthimi te bardhezinjtë është dëshira e parë e 27-vjeçarit, që te “Zonja” shkëlqeu më shumë se çdokund. Real nuk është në listën e të ndjekurve nga Pogba në Intagram. /abcnews.al