Pogba ishte pranë Paris SG

schedule15:01 - 12 Shtator, 2019

schedule 15:01 - 12 Shtator, 2019

Paul Pogba ishte shumë pranë Paris Saint Germain-it, dhe klubi francez ra dakord t’i jepte një rrogë të jashtëzakonshme. Gjithsesi, transferimi i kampionit të botës dështoi për një shkak madhor.

Ai mund të ishte larguar pikërisht ditën e fundit. Fati i Paul Pogba-së duket se u përcaktua në 2 Shtator, datën e mbylljes së transferimeve në Europë, por diçka që ishte parashikuar nuk ndodhi, e gjithçka shkoi kot.

Ylli i Manchester United ishte në prag të kalimit të tij tek Paris SG, krejt ndryshe nga sa mendohej, ndërsa përshtypja ishte se pranë tij ishte Reali i Madridit. Klubi francez kishte rënë dakord me mesfushorin e Francës për një rrogë prej rreth 500 000 eurosh në javë.

PSG ishte gjithashtu dakord të pranonte kërkesat e United për kartonin e Pogba-së, por ky transferim do të ndodhte vetëm nëse Neymar do të shkonte tek Barcelona. Me paratë e marra nga braziliani, parizienët kishin ndërmend të financonin operacionin për Pogba-në.

Gjithsesi, pati edhe shkaqe të tjera që e detyruan 26-vjeçarin të mbetej në “Old Traford”. Kompania gjigande gjermane, Adidas, besohet se kërkoi që Pogba të mos largohej nga Manchester United, për arsye komerciale.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer, gjithashtu, vendosi një kusht, pasi për të largimi i francezit duhej të bëhej më herët, dhe jo ditën e fundit, kur ai të mos kishte mundësi ta zëvendësonte./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!