Manchester United është gati për duelin e Europa League ndaj Real Sociedad, edhe ose Ole Gunnar Solskjaer ka disa mungesa për takimin e parë të raundit të 1/16-ve.
Trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”, prek disa tema në konferencën e zakonshme për shtypin, duke nisur nga Pogba e deri te rikthimi i Juan Mata.
“Pogba po e merr veten, por duhet të presim edhe disa javë që ta kemi në dispozicion. Nuk besoj se do të kthehet përpara fundit të muajit shkurt.
Kam dyshime në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë në sfidën ndaj Sociedad. Duhet vlerësuar gjendja e Martial dhe McTominay.
Cavani dhe Van de Beek kanë probleme muskulore dhe nuk do të luajnë. Mata? Ai ka qëndruar jashtë për një kohë të gjatë.
Juan na ka munguar, pasi është një futbollist që ia del të krijojë raste për gol nga hiçi. Më në fund është rikthyer i gatshëm.
Nuk e di nëse do të zbresë në fushë nesër, por jam i bindur që, nëse luan, do të dojë t’i tregojë të gjithëve që mbetet një lojtar kualitativ“, theksoi Solskjaer. /abcnews.al