Gratë që punojnë në poste publike apo amvisat u mblodhën bashkë në Lezhë ku shijuan poezi të zgjedhura. Aktiviteti i veçantë u organizua nga Klubi i Letrave, Ndoc Gjetja dhe Biblioteka Gjergj Fishta. Poezia dhe leximi i saj ishte pjesë e kësaj tryeze që i bëri gratë së bashku në një ditë të zakonshme duke i shmangur nga përditshmëria apo ndasitë që mund të kenë.
Poezi të përzgjedhura u lexuan në mënyrë rastësore nga gratë.
Një ditë ndryshe përmes poezisë ka nisur të kthehet në traditë në Lezhë ku tashmë në fokusin e këtij aktiviteti janë gratë dhe vajzat e këtij qyteti./abcnews.al