Poeti i njohur dedikim prekës për mikun e tij: Vëllai im i shtrenjtë, me ikjen tënde ndihem gjysëm

schedule09:00 - 6 Korrik, 2021

schedule 09:00 - 6 Korrik, 2021

Poeti i njohur Ilirian Zhupa ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, poetit dhe kineastit Petrit Ruka.

Zhupa ka ndarë një foto të tyre hershme duke shkruar se me ikjen e Rukës tashmë edhe ai ndihet gjysmë.

“Miku dhe vëllai im i shtrenjë, Petrit Ruka! Me ikjen tënde, tashmë dhe unë ndjehem gjysëm!”, shkruan ai.

Ruka mbylli sytë mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh. m.v/abcnews.al