Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, Ledri Vula së bashku me partneren e tij, Sara Hoxha, janë bërë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë vajzën të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.
Ndërkohë, sot Ledri e ka kujtuar përmes një fotografie të postuar në “Instagram”, teksa ka shkruar: “Sot 1 vjet”.
Në fotografi shihet, këngëtari teksa mban në duar Poem Blue.
Ndërsa, Sara ka publikuar një fotografi të vitit të kaluar, ku shihet Ledri duke i mbajtur asaj dorën.
“Këtë ditë, këtë kohë, një vit më parë”, ka shkruar ajo./abcnews.al
/abcnews.al