Mauricio Pochettino u shkarkua me datë 19 nëntor nga Tottenham dhe po pret të nisë një aventurë të re. Trajneri argjentinas nuk dëshiron të nxitohet dhe ka refuzuar ofertën e parë.
The Sun raporton se Real Madrid e pëlqen shumë për sezonin e ardhshëm dhe presidenti Perez ia ka bërë të qartë diçka të tillë 47-vjeçarit. Pochettino ka marrë kohë dhe shkaku quhet… Manchester City.
Prej disa ditësh po flitet për një largim të Pep Guardiolës në fund të sezonit dhe ish-trajneri i Tottenham po ndjek me vëmendje situatën. Dëshira e tij e madhe është të ulet në pankinën e “Cityzens”, klub që e preferon përpara Real Madrid. /abcnews.al