Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, ka folur rreth skuadrës së tij duke mbrojtur merkaton e bërë nga drejtuesit ku sipas tij nuk janë shpenzuar shuma marramendëse për të marrë lojtarët e duhur.
“Nuk po bëjmë asgjë jashtë rregullave, madje mes të mëdhenjve, jemi skuadra që ka shpenzuar më pak, duke blerë lojtarë me parametër zero. Nganjëherë flitet shumë pa i ditur gjërat, nëse shkojnë dhe kontrollojnë llogaritë e klubeve të tjera, kushedi se çfarë surprizash do të gjejnë”, shprehet tekniku argjentinas.
Gjatë intervistës së tij për median spanjolle “Marka” është pyetur edhe për fituesin e Topit të Artë. Sipas trajnerit parizien këtë çmim e meriton Lionel Messi.
“Unë do t’ia jepja Messit. Dhe nëse nuk do ta stërvitja Messin, do t’ia jepja Messit. Pa asnjë dyshim. Lewandowski gjithashtu do të duhej të ishte atje, në vendin e dytë. Dhe, së treti, do të vendosja Cristiano Ronaldo, i cili është një lojtar i madh, kjo shihet çdo vit, me mentalitetin, pasionin dhe dashurinë me të cilën ai përballet me futbollin”, nëvizoi Pochettino.
Gjithashtu Pochettino tregoi edhe si erdhi ideja për të pasur “Pleshtin” në ekip. Gjithçka sipas tij lindi nga një telefonatë që trajneri argjentinas mendoi se ishte një shaka.
“Leonardo më mori në telefon dhe më tha se ekziston mundësia për të blerë Messin, a je dakord? Domethënë, më mori në telefon për të pyetur. Është një shaka, është vërtetë diçka e mundur?- iu përgjigja. Më pas filluan bisedimet dhe gjithçka rrodhi shumë shpejt” tregoi tominieri I PSG.
Tekniku 49-vjeçar nuk nguroi të krahasojë Mbappe me Yjet e futbollist europian duke u shprehur: “Ai është një lojtar si Messi apo Cristiano Ronaldo”. /abcnews.al