Pochettino i mahnitur nga Broja: Besojmë totalisht tek ai, është një lojtar shumë i talentuar

schedule15:26 - 6 Tetor, 2023

schedule 15:26 - 6 Tetor, 2023

Pas dy fitoreve radhazi, ndaj Brighton në “EFL Cup” dhe Premier League, ndaj Fulham, Chelsesa i tekniku Mauricio Pochettino do të kërkojë pasditen e së shtunës, të ruajë rezultatet pozitive, teksa do të përplaset me skuadrën e Burnley, në “shtëpinë” e këtyre të fundit.

Siç e do zakoni, një ditë para ndeshjes u zhvillua dhe konferenca për shtyp, nga e cila tekniku argjentinas nuk i kurseu “elozhet” për “bomberin” e Kombëtares tonë, Armando Broja, i cili që pas rikthimit e ka mahnitur jo pak 51-vjeçarin.

“Ne i besojmë atij, ka potencial të jashtëzakonshëm dhe është një lojtar shumë i talentuar. Ne i besojmë, prandaj ai luajti kundër Fulham. Tani atij i duhet kohë që të ndihet i kompletuar”,- u shpreh argjentinasi. /i.m /abcnews.al