Mauricio Pochetino është emri më i lakuar për të marrë drejtimin e Newcastle United dhe nëse kjo ndodh do të festojë edhe Tottenham, që e shkarkoi argjentinasin dhe vijon ende t’i japë pagën. Gjithsesi bardhezinjtë po mendojnë edhe për pista të tjera.
Më parë është përmendur edhe emri i Max Allegri, kurse tani në skenë ka dalë një gjerman. bëhet fjalë për Julian Nagelsmann, trajnerin që po tenton të rivalizojë gjigant e Bayern Munich me RB Leipzig, që kryesoi Bundesligën këtë sezon për disa javë.
lajmi raportohet nga tabloidi britanik, Daily Star. Me Newcastle Nagelsmann do të niste një prejekt nga fillimi dhe në aspektin financiar nuk do i mungonte asgjë, pasi pritet Mohammed bin Salman, princi i Kararit, pritet të bëhet pronar i “Qymyrxhinjve”. /abcnews.al