“Po zihen me njëri-tjetrin për një copë bukë”, Kryqi i Kuq tregon situatën e tmerrshme të banorëve në Mariupol

schedule16:43 - 10 Mars, 2022

schedule 16:43 - 10 Mars, 2022

Sasha Vokov, anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka përshkruar situatën e tmerrshme në të cilën ndodhen banorët e Mariupolit, qyteti që është bërë shënjestër e ushtrisë ruse me bombardimet që s’kanë të ndalur.

Qyteti i rrethuar nga ushtria ruse ka qenë pa ujë, pa energji elektrike dhe pa internet për ditë të tëra, shkruan Skynews.

Lexo edhe: Britania e Madhe e shqetësuar: Rusia mund të përdorë armët kimike në Ukrainë

Përpjekjet e shumta për të evakuuar civilët dhe për të sjellë furnizime në Mariupol kanë dështuar. Më herët sot, Ukraina tha se një autokolonë humanitare që udhëtonte për në qytet u detyrua të kthehej për shkak të luftimeve.

Volkov thotë se njerëzit kanë “filluar të sulmojnë njëri-tjetrin për ushqim”.

Ai thotë se njerëzit po sëmuren nga i ftohti, pasi temperaturat janë shumë të ulëta./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!