Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka kapërcyer atë të epidemisë Sars në 2003.
Vetëm në provincën Hubei të Kinës, epiqendra e shpërthimit të virusit, numri i të vdekurve është 780, sipas zyrtarëve rajonalë të shëndetësisë.
Ndërkohë, gjithsej 803 vdekjeve deri më tani janë regjistruar në territorin e Kinës.
Në vitin 2003, 774 njerëz u vranë nga Sars (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes) në më shumë se dy duzina vende.
Më shumë se 34,800 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën, shumica dërrmuese në Kinë.
Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli emergjencë globale s për shkak të shpërthimit të virusit.
Virusi i ri, 2019-nCov, u raportua për herë të parë në kryeqytetin Hubei, Wuhan, i cili prej javësh të tërë është izoluar.
Ndërkohë, Hong Kongu ka zbatuar një periudhë të detyrueshme karantine dy-javore për këdo që arrin nga Kina kontinent. Vizitorëve u thuhet të izolohen në dhomat e hoteleve ose qendrave të drejtuara nga qeveria, ndërsa banorët u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Sakaq, të enjten, një 60-vjeçar amerikan, viktima e parë e konfirmuar jo-kinez vdiq në Spitalin Jinyintan të Wuhan. /abcnews.al