Po vjen varianti i ri, mjekët: Përveç vaksinës duhet edhe kjo masë urgjente

schedule17:34 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 17:34 - 15 Dhjetor, 2021

Frika nga varianti i ri i COVID-19 ka bërë që bota të marrë masa për të parandaluar përhapjen.

“ECDC” që është Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëroi se vetëm vaksinimet nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e mutacionit Omicron në Evropë duke shtuar se një “veprim i fortë” ishte i nevojshëm urgjentisht për t’u marrë me një “emergjencë”.

Nuk ka kohë të mjaftueshme për të mbushur boshllëqet e vaksinimit që ekzistojnë ende” tha Andrea Amon.

Në të njëjtën kohë, ECDC rriti vlerësimin e rrezikut për ndikimin e Omicron në shëndetin publik, nga “i lartë, në shumë i lartë”. “ECDC” bëri thirrje për përforcimin dhe rivendosjen e maskave, higjienës së duarve, puna në distancë dhe shmangia e mbipopullimit në vende publike.

Ka një nevojë urgjente për të marrë masa të forta për të reduktuar transmetimin, pasi ka indikacione se transmetimi është duke u përhapur në vendet e BE-së” tha Amon, duke shtuar se të dhënat tregojnë një rritje të shpejtë të rasteve me Omicron.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tetros Gebregesos tha të martën se varianti Omicron ishte raportuar në 77 vende dhe ishte përhapur ndoshta me një ritëm “më të shpejtë se çdo mutacion i mëparshëm“./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!