Po vjen nga veriu, çfarë do të ndodhë me motin gjatë orëve në vijim në disa zona të vendit

schedule12:28 - 14 Janar, 2021

schedule 12:28 - 14 Janar, 2021

Shqipëria është pushtuar nga dëbora dhe temperaturat e ulta gjatë orëve të fundit, të cilat duket se do të vijojnë të paktën edhe gjatë fundjavës.

Siç raportoi “Meteoalb” në mëngjes, temperaturat do të ulen në -7 gradë në zonat malore duke u shoqëruar me ngrica dhe dëborë.

Ndërkohë, siç parashikojnë stacionet meteorologjike europiane, vendi do të ndikohet nga masa ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit duke sjellë dëborë dhe ngrica.

Parashikimi per mbremjen. Zona vjollce parashikohet te karakterizohet nga reshje te dendura debore

Gjatë padites së sotme parashikohen reshje të dendura dëbore në pjesën veri-lindore të vendit, ndërsa gjatë mbrëmjes ato do të shtrihen edhe në lindje.

Pritet që reshjet e dëborës të kenë një intensitet prej 3-4 cm në orë gjatë mbrëmjes në zonën e Korçës dhe Pogradecit.

Paraditja e nesërme parashikohet të jetë me mot të kthjellët, por temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë të ulta. /abcnews.al