Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 28 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje.
Mediat italiane shkruajnë se ndalimi i tyre është bërë nga Karabinierët e stacionit Mortegliano ku gjatë ndalimit kishin me vete bizhuteritë dhe sendet me vlerë të vjedhura.
Dy dhe një nga bashkëpunëtorët e tyre, të cilët mbetën të pa identifikuar u kapën brenda shtëpisë nga pronarët e banesës të cilët sapo kanë konstatuar hajdutët kanë njoftuar policinë.
Shqiptarët u përpoqën që të iknin por karabinierët kanë bërë të mundur ndalimin e tyre. /abcnews.al