Ngjarja më e bujshme e javës ka qenë padyshim historia e ikonës së muzikës sonë, Parashqevi Simaku. Nga shkëlqimi në ‘mjerimin’ e saj, zhurma mediatike jehoi përtej Atlantikut.
Regjisorja Luli Hoxha u shpreh se po ushqejmë egon tonë me pak ‘Parashqevi’ dhe se gjithsecili shqeu nga një pjesë për të marrë pak nga shkëlqimi i saj.
“ Te unë vjen e trishtë Parashqevia. Më duket sikur e kanë goditur xhamin e saj të kristaltë.
Kemi rënë në një nivel thashethemnaje dhe po ushqejmë egon tonë me pak Parashqevi. Gjithçka për të u bë kaq e hapur dhe shumë vite e humbur dhe askush s’pyeti në ç’vend ishte Parashqevia. Në momentin kur e gjetëm, gjithsecili shqeu një pjesë të saj për të marrë pak nga shkëlqimi i Parashqevisë.
Në nostalgjinë time dhe në atë që doja të shihja pa parë gjithë këtë maskarallëk të kësaj jave, do të doja të shikoja Parashqevinë që shkëlqen si dikur në mendjent ime. Kjo që po ndodh më duket një skenar telenovelash që ne na ndihmon për të mbytur atë monotoninë apo njerëzit shtyjnë kohën me këtë pjesë që për mua është e masakruar. Më vjen keq se do të doja të shihja në skenë pa ditur prapaskenat.” – u shpreh regjisorja. / abcnews.al