23-vjeçari, Azgan Mernica ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj tre ditë më parë në Fier.
“Po unë e vrava”, raportohet të ketë dëshmuar Menrica pas arrestimit mbrëmjen e së mërkurës.
Gazetarja Valbona Davidhi në një raportim të drejtpërdrejtë për ABC News tha se “Azgan Mernica ka pranuar vrasjen e policit 28-vjeçar. “Po unë e vrara” ka pohuar Azgan Mernica. Nga kjo deklaratë nënkuptohet se ai ka pranuar autorësinë e krimit dhe e ka kryer në kushtet e acarimat dhe konfliktit. Nuk kemi informacion nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm. Por është një proces që do të zbardhet nga momenti në moment. Mernica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia. Ai ka qëndruar në Dërmenas, nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo tek familjarët e tij. Pas negociatave që janë bërë me 23-vjeçarin ka qenë fakti që të dorëzonte armën e krimit, por nuk kem i informacion nëse e ka dorëzuar, apo e ka hedhur gjatë arratisjes.
Policia thotë se u lokalizua vendi ku ndodhej Mernica dhe më pas u përgënjeshtruar në mënyrë që t’i jepte kohë negociatave. Prindërit dhe familjarët kanë kërkuar garanci për jetën e Azgan Mernicës. Nuk e dimë nëse ka qeshur se ka qenë u lumtur, apo për fakti që do jetë i sigurt.“.
Mërnica fshihej në një banesë në fshatin Dërmenas, ku më pas shkuan forcat RENEA, pas negociatave nga babai dhe daja i tij, për ta dorëzuar. Mërnica ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit. /abcnews.al