Po transportonte tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Himarë

schedule12:45 - 25 Tetor, 2021

schedule 12:45 - 25 Tetor, 2021

Një 36-vjeçar në Himarë është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.

“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 36 vjeç, banues në Qeparo.

Shtetasi V. T, është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Pilurit”, duke transportuar me automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!