Një 19-vjeçar, banues në Durrës, që po transportonte shtetas sirianë ka pësuar aksident ndërsa ndiqej nga policia në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Burime për Abcnews.al bëjnë të ditur se automjeti është përplasur pranë vendit të quajtur Lapidari. Mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. Ç. u përplas me me një mjet tjetër furgon tip “Benz”, me drejtues S. J., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Blacë.
Për pasojë, katër shtetas sirianë janë lënduar të cilët udhëtonin me mjetin tip “Audi”.
Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2020, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tek vendi i quajtur “Lapidari i Blacës”, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. Ç., rreth 19 vjeç, banues në Durrës, me një mjet tjetër furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. J., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë 4 shtetas të huaj të cilët udhëtonin me mjetin tip “Audi”, të cilët morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.
Mjeti tip “Audi”, me të cilin po transportoheshin 7 shtetas të huaj, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë Rrugore, Policisë Kufitare dhe shërbimeve të FRONTEX-it, të cilët janë vënë në ndjekje të tij.
Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si edhe rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/