Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi”.
Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis, 3 kilogramë.
Lëndën narkotike, 32-vjeçari e kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.
Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë./abcnews.al