Një 36 vjeçar është arrestuar për transportim të paligjshëm të emigrantëve. 36 vjeçari u kap në flagrancë nga policia duke transportuar me automjet tetë emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndalimi i tij u bë i mundur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” në tentativë për të transportuar emigrantët nga Saranda drejt Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen” në të cilën ndodheshin emigrantët dhe një aparat celular./abcnews.al