Po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohet i riu në Gjirokastër

schedule12:22 - 10 Maj, 2024

schedule 12:22 - 10 Maj, 2024

Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi tentoi të kalonte disa emigrantë të paligjshëm. I riu Donald Haris u ndalua mëngjesin e së premtes në vendin e quajtur “Ura e Dragotit” me një furgon tip “Benz”, me 30 shtetas nga vendet e treta, të cilët po i çonte drejt Shkodrës.

Sipas policisë, ai do t’i ndihmonte më pas të kalonin ilegalisht kufirin kundrejt pagesës. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i 32 vjeçarit, i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e policisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!