Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 25-vjeçari

schedule13:41 - 30 Qershor, 2024

schedule 13:41 - 30 Qershor, 2024

Një 25-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi”

25-vjeçari u kap në flagrancë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular./abcnews.al