Po transportonin kokainë, tre të arrestuar në Durrës

schedule08:37 - 26 Mars, 2021

schedule 08:37 - 26 Mars, 2021

Tre persona në Durrës janë vënë në pranga pasi u kapën nga policia duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine. Me finalizimin e operacionit të koduar “Tapiza”, u arrestua 27-vjeçari me iniciale Akil Bunaj,  i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe Latif Lozi, 58 vjeç dhe Leonard Lozi, 28 vjeç, babë e bir banues në Tiranë. I riu ka qenë i dënuar më parë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ata u arrestuan në në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, pasi policia kishte marrë informacione se po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine.

Në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale L.L., u gjet në kroskot, 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!