Dy persona janë arrestuar nga policia në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës” pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Policia njofton se policia ka ndaluar një automjet furgon tip “Benz” që po transportonte klandestinë drejt Tiranës. Gjatë operacionit të koduar “Taksisti” u arrestuan B. K., 53 vjeç, banues në Durrës dhe R. J., 53 vjeç, banues në Durrës.
Blutë bëjnë me dije se ata po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim. m.v/abcnews.al