Babë e bir janë arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa leje në fshatin Mborje.
Në momentin e ndalimit A. D., 60 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve.
Tashmë materiale hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”./abcnews.al