Ishin fshehur në kamionin e mallrave, kapen mbi 80 sirianë në Korçë! Arrestohet shoferi

schedule21:41 - 9 Tetor, 2020

schedule 21:41 - 9 Tetor, 2020

Më shumë se 80 sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë të cilët po transportoheshin me një kamion janë kapur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Pirg në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Ledjona Xheladinaj për abcnews.al është arrestuar drejtuesi i kamionit me origjinë nga Librazhdi.

Ndërsa janë shoqëruar disa të tjerë të cilët kontrollonin rrugën për të shmangur policinë. Sirianët transportoheshin nga Korça kundrejt një shume parash.

Ata ishin futur në pjesën e pasme të kamionit të ngarkuar me mallra./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!