Po transferohej nga Koridhalos në Larisa, i burgosuri shqiptar kishte gëlltitur 84 paketime kokainë

schedule10:06 - 18 Korrik, 2024

schedule 10:06 - 18 Korrik, 2024

Një ngjarje e çuditshme është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi. Një i burgosur shqiptar 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë.

I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut.

Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram. Shqiptari 28-vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër./abcnews.al