Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për diskutimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Hoti shkruan se dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë me parime të qarta, ndërsa shkruan nuk ka asosacion me kompetenca ekzekutive dhe se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Statusi:
Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.
/abcnews.al/