Po tërhiqte para në bankomat, 44-vjeçari tenton të grabisë me thikë gruan në Sarandë

schedule16:05 - 9 Maj, 2021

schedule 16:05 - 9 Maj, 2021

Një 44-vjeçar në Sarandë është arrestuar pasditen e sotme nga policia, pasi akuzohet se nën kërcënimin e thikës ka tentuar të grabisë një grua e cila po tërhiqte paratë nga bankomati.

Policia njofton se në pranga është vënë  J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja. Në lidhje me këtë ngjarje tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë.

“Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë‘, njofton policia./mv.abcnews.al